Flash

Basha: Burri i Blerina Gjylametit i solli Berishës skenën për Kuvendin

Lapsi.al 13 December 2021
Basha: Burri i Blerina Gjylametit i solli Berishës skenën për

Kreu i PD Lulzim Basha tha gjatë konferencës me gazetarët se kompania e bashkëshortit të deputetes Blerina Gjylameti në Itali ka sjellë në stadiumin “Air Albania” skenën e përdorur nga Sali Berisha në Kuvendin e të shtunës. Basha tha se kjo është provë e bashkëpunimit të Ramës dhe Berishës teksa kujtoi një paralajmërim të Gjylametit për Enkelejd Alibejan.

“Nuk kam asnjë njoftim për asnjë padi apo çështje gjyqësore. Gënjeshtrat mos i riqarkulloni. Mua më ka strehuar fakti që nuk arrij dot të bëj 100% punën time pasi jam i detyruar ta mbroj nga një njeri që më ka thënë qartë që para vetes time nuk vendos askënd dhe as Partinë Demokratike. Përballja është në të gjitha format. Kemi tre muaj që Edi Rama na bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Vazhdon ta financojë arenën e hajnisë, arenën që ka ardhur nga Italia nga një kompani që ka bashkëpronar të shoqin e Blerina Gjylametit.

I keni raportuar këto lajme. Një pjesë e mediave janë të varur nga oligarkia. Blerina Gjylamenti dy javë përpara i thotë Enkelejd Alibeajt deri më datë 11 do jesh kryetar komisioni., Bashkëshorti është aksioner apo ka qenë në një kompani që kanë sjellë nga Italia një skenë që kushton një zot e di sa lekë. Me këto lekë nuk mund ta paguhej diçka tjetër? Ja ku e ke ti trekëndëshin e Bermudës. Burri i Blerina Gjylametit sjell nga Italia skenën për Berishën. I kam thënë Berishës nuk jam 17-vjeç. Jam 47-vjeç. Jam prind i dy fëmijëve. Ti je e shkuara. Partinë nuk e merr dot peng. Nuk e kthen dot në bunker”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

138 raste të reja me COVID dhe 6 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vak...

18:32

Belind Këlliçi thërret policinë në PD

Belind Këlliçi telefonoi policinë nga brenda PD-së pasi zbuloi se, sipas tij, zyrën ia kanë vjedhur. Pati një përplasje të lehtë me njerëz të paidentifikuar ...

16:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI