Kreu i PD Lulzim Basha ka shigjetuar sërish “trekëndëshin e bermudës”. Ai tha se kanë narrativë të njëjtë por kjo sipas Bashës nuk e ndal fundin e tyre. Në një mesazh drejtuar Berishës, Basha e quajti qesharak.
“S‘mund të mos shpreh keqardhjen time për rënien kaq poshtë të Berishës. Ky vit sdo përsëritet më kurrë, PD është e vendosur të lërë të kaluarën pas. Kemi ecur me gjyle nëpër këmbë, me hipoteka, por tani jemi të çliruar këto hipoteka qenkan të përbashkëta të trekëndëshit të bermudës, në brutalizimin e përbashkët me të njëjtin narrativë me të njëjtat gënjeshtra që hedhin njësoj të 3 protagonistët e trekëndëshit të bermudës por kjo as nuk e ndal as nuk e ngadalëson fundin e tyre por kjo na bën më të fortë të përshpejtojmë.
Aksioni ynë do të vazhdojë i plotë. Edi Ramës i them na ke patur dhe do na kesh përballë deri në ditën tënde të fundit. Me të gjitha format dhe mënyrat me aksionin tonë opozitar .
Berishës i them me gjithë shfokusimin e energjive të demokratëve me tragji-komedinë tënde, i kthyer në një tub respirator për Ramën sja ke dalë, përveçse je bërë qesharak, në vend që të tërhiqeshe për të mbajtur respektin e demokratëve. Pjesë të tjera të trekëndëshit të bermudës iu them se nuk keni asnjë shanc ta mbani Shqipërinë kështu pa gjykata, pa polici, pa prokurori. Brinjët e trekëndëshit të Bermudës do bien”, tha Basha.