Flash

Paloka rrëfen takimin me Bashën: Më tha "nuk jam i çmendur të garoj me Berishën"

Lapsi.al 13 December 2021
Paloka rrëfen takimin me Bashën: Më tha "nuk jam i

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka thënë në emisionin “Të paekspozuarit” se i ka kërkuar Bashës që të futej në votëbesim në bazë kur Berisha nisi “Foltoren”. Sipas Palokës, Basha i kishte thënë se “nuk ishte i çmendur të futej në garë votëbesimi me Berishën”.

“Kur filloi “Foltorja” i kam shkuar në zyrë Lulzim Bashës dhe i kam thënë. Ke një mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë. Votëbesim. Hidhe në votëbesim në bazë sepse Berisha do t’i shkojë deri në fund Kuvendit që ka njoftuar. Kjo nuk lëviz.

I thashë: "Ti ke një mundësi sepse kontrollon partinë, ke komisionet ndaj tani është koha që të votëbesohesh. Do t’u thuash njerëzve: “Unë e mora këtë vendim. Nëse kam vepruar mirë mund të vijoj, nëse jo...” ka një mënyrë daljeje me dinjitet për ty.

E dini çfarë më tha Basha? “Nuk jam i çmendur të futem tani në votëbesim me Berishën”. Unë i thashë që kjo është një mënyrë daljeje me dinjitet për ty” – tha Paloka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI