Flash

Flet Berisha: Basha më ndenji "sus" për 8 vite që mos hante një grusht turinjve

Lapsi.al 13 December 2021
Flet Berisha: Basha më ndenji "sus" për 8 vite që mos

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, i cili deklaroi se ai nuk ka lënë ish-kryetar PD-ja pa rrahur.

Sipas Berishës, sot Basha tregoi se për 8 vite ka qëndruar sus para tij, pasi siç shprehet ish-kryeministri ka pasur frikë mos i fuste ndonjë grusht turinjve.

Berisha shprehet se me këto deklarata, Lulzim Basha duhet të mjekohet.

“Sot ish-kreu Basha dëshmoi shqiptarëve se pse ka qëndruar sus para meje 8 vite. Ai dukej se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do ketë një grusht turinjve për t’i thyer dhëmbët. Ai me këtë që tha duhet të mjekohet.

Ai është rëndë me këtë që thotë. Këtë mund të thotë një mendje që ka humbur gjithçka. Peng dhe i sëmurë që i lejon vetes të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie.

Unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje nga frika se mund të grushtohej. Ai ka thënë se unë 8 vite nuk kam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin e tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetare. Besoj se në këtë kontekst ato shkojnë me njëra-tjetrën”, tha Berisha për Syri Tv.

Me herët Basha gjatë konferencës për mediat u shpreh: “Kemi bërë gjitha përpjekjet dhe ja kemi dalë të shkëputemi nga falsifikimet mashtrimet apo rrahjeve në sallat e Këshillave Kombëtarët që ka qenë pjesa me e zezë e traditës së Berishës që nuk ka lënë ish-kryetar të PD pa rrahuar apo pa ja thyer dhembët”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI