Flash

Votëbesohet kryeministri i ri i Bullgarisë/ Veto për Maqedoninë e Veriut nuk ndryshon, e pëson Shqipëria

Lapsi.al 13 December 2021
Votëbesohet kryeministri i ri i Bullgarisë/ Veto për

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkov në postin e kryeministrit. Në Parlament, 134 ligjvënës votuan për zgjedhjen e Petkov, ndërsa 104 vota ishin kundër. Tani parlamenti voton për strukturën dhe kompozicionin e Qeverisë së propozuar. Kjo është qeveria e parë e rregullt që kur qeveria e kryeministrit, Boyko Borisov u rrëzua në prill, për shkak të zemërimit të publikut lidhur me korrupsionin.

Një ditë më parë Petkov deklaroi se Bullgaria nuk do të qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut. “Pozicioni bullgar mbetet ashtu siç është, por ne duam ta përmirësojmë. Nuk duam të vazhdojmë vetëm me deklarata nga të dy anët e kufirit, por duam të ulemi bashkë, ekipe nga sfera të ndryshme, të punojnë për fqinjësi të mirë. Por, në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë interesat kombëtare bullgare”, tha Petkov të dielën.

Bullgaria, si shteti anëtar i BE-së, që nga nëntori i vitit 2020 ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sofja kërkon marrëveshje për identitetin, gjuhën dhe dallimet historike mes dy vendeve. Sofja insiston që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para vitit 1945, kanë pasur prejardhje bullgare.

Shkupi, por edhe Tirana presin që zgjedhjet në Bullgari të pasohen me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok.

Të këshilluara

138 raste të reja me COVID dhe 6 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vak...

18:32

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI