Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu gjatë paradites së të hënës.
Mësohet se në mbledhje po diskutohen masat që do të merren për të ardhmen. Burimet thanë se po diskutohet edhe mbledhja e Kuvendit të 18 dhjetorit.
Mediat raportojnë se Basha u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që për një javë të mos jenë aktive në Komisionet e Kuvendit, por të fokusohen në angazhimin e demokratëve për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.
Në 18 dhjetor kur Basha mban Kuvendin, Sali Berisha ka njoftuar një referendum në bazën e partisë. ©LAPSI.al