Flash

Meta pritet në takim nga Kurti: Të konkretizohen marrëveshjet ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Lapsi.al 25 November 2021
Meta pritet në takim nga Kurti: Të konkretizohen marrëveshjet

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, u prit sot në një takim të ngrohtë nga Kryeministri, Albin Kurti, me të cilin bashkëndanë urimet më të përzemërta me rastin e festës kombëtare, Ditës së Flamurit. Presidenti Meta e përgëzoi Kryeministrin Kurti për zhvillimin model të zgjedhjeve lokale në Kosovë, çka përbën një shembull tjetër të maturisë demokratike të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e Qeverisë së Kryeministrit Kurti për të nxitur dhe thelluar në të gjitha fushat marrëdhëniet strategjike dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, si dhe vuri në pah gatishmërinë dhe vullnetin e Shqipërisë për t’i shndërruar edhe marrëdhëniet ekonomike-tregtare në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë ato politike.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta dhe Kryeministri Kurti vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, që do të kenë impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale të vendeve tona, siç është ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës – Prishtinë dhe Shkodër – Gjakovë.

Në prag të mbledhjes së përbashkët të të dy Qeverive në Elbasan, Presidenti Meta shprehu besimin dhe nevojën që marrëveshjet që janë finalizuar e do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t’i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të lidhjeve, si dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e Tij për të gjitha nismat rajonale gjithëpërfshirëse, si Procesi i Berlinit, që garantojnë konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve, faktor kyç për garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon.

Në bisedën e hapur për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të dialogut me Serbinë, Presidenti Meta theksoi se është mjaft e rëndësishme konsultimi dhe mbështetja nga të gjitha forcat politike në Kosovë.

Të këshilluara

12 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

12 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, nën akuzë për vepra të ndryshme penale. 22-vjeçari me iniciale J.B. u arrestua pasi Prokuroria ...

17:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI