Flash

Berisha: 18 dhjetori është mbledhja e krimit të shoqatës Basha-Bardhi

Lapsi.al 25 November 2021
Berisha: 18 dhjetori është mbledhja e krimit të shoqatës

Lideri historik i PD, Sali Berisha, kishte një thirrje për demokratët nga Kuçova, që të mos marrin pjesë te Kuvendi i 18 dhjetorit, i cili sipas tij është i paligjshëm ndërsa e quajti 'mbledhja e krimit të shoqatës Basha-Bardhi'.

Berisha ftoi delegatët që të grisin formularët e patronazhistëve të cilët sipas tij kanë dalë nga zyra e Edi Ramës. Rama, tha Berisha do të përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi në 18 dhjetor.

"Ftoj demokratët të mos shkojnë, të braktisin anti-Kuvendin e datës 18, de facto, mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi. Në një akt të turpshëm për të sfiduar pluralizimin politik në Shqipëri. Të gjithë e patë si e mblodhi Kryesinë dhe deklaroi peng Basha se Kuvendi që po thërrasim me Kryesi është Kuvendi legjityim dhje se ky Kuvend do jetë Kuvendi i PD. Mirëpo sa u mblodh Kryesia doli se ajo nuk ishte legjitime, 60% e anëtarëve nuk ishin votuar me votë të fshehtë.

Dhe kjo e bënte jo legjitim gjithçka tjetër. Ishte një akt i turpshëm, një përpjekje e Edi Ramës me pengun e tij për të sfiduar pluralizimin, gjë që nuk e bëri Ramiz Alia. Kurse Rama do përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi. Pasi dështuan me Kryesinë kanë shpërndarë formularët e patronazhistëve. Formularët janë prodhuar në zyrat e Fugës së Edi Ramës, personi përgjegjës njofton.

Përshëndes qindra e mijëra demokratë që i kanë grisur dhe i kanë hedhur në kosh. Po refuzojnë mençuisht antiKuvendin e turpshëm, apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi", tha Berisha.

Demokratët tha ish-kryeministri do t'i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit të cilin e quajti si ditëlindja e dytë e PD, ndërsa shtoi se numri i firmave të delegatëve ka arritur rreth 5 mijë.

"Revolucioni ynë paqësor është shndërruar në forcën kryesore që po lëviz Shqipërinë, shoqërinë shqiptare. Gjatë kësaj mrekullie, mijëra prej jush firmosët formularin për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Ky është rasti i vetëm kur lirinë e marrin në dorë qytetarët, kur pushtetin e marrin në emër të ligjit të tyre qytetarët dhe thërrasin Kuvendin. Firmosën jo 2 mijë sa kërkohej me Statut, por kanë firmosur pothuajse rreth 5 mijë. Të tjerë vazhdojnë të firmosin, të tjerë firmosin apo jo, janë zotuar se do të vijnë në Kuvend. 11 dhjetori shënon ngjarjen më të rëndësishme në historinë e pluralizimit shqiptar. Eshtë monument i madhërishëm i përpjekjeve dhe idealeve tuaja për të vendosur pluralizimin politik në pidestalin që meriton. 11 dhjetori është ditëlindja e dytë e PD. DUke rikthyer votën e lirë dhe dinjitetin tonë, si njerëz që kemi besimin tonë te vota e lirë dhe liria. 11 dhjetori është dita e rithemelimit ku do të rikthejmë në PD vlerat e një force konservatore. Dhe ne respektojmë e nderojmë traditën tonë", tha Berisha.

Të këshilluara

12 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

12 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, nën akuzë për vepra të ndryshme penale. 22-vjeçari me iniciale J.B. u arrestua pasi Prokuroria ...

17:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI