Flash

Berisha: Rama planifikoi spastrim etnik të shqiptarëve, largoi 520 mijë qytetarë

Lapsi.al 25 November 2021
Berisha: Rama planifikoi spastrim etnik të shqiptarëve, largoi 520

'Foltorja' e ish-kryeministrit Sali Berisha u zhvendos në Kuçovë pasditen e sotme. Përpara demokratëve të Kuçovës Berisha hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për ryshfet dhe abuzime me tenderat.

Berisha tha vetëm gjatë viteve të fundit Edi Rama largoi nga Shqipëria 520 mijë qytetarë, duke planifikuar sipas tij, spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre.

"Në këto 8 vite çdo qytetar shqiptar është zhytur në borxh 5 herë më shumë se sa në 8 vitet para këtyre. Borxhi publik në 8 vite para këtyrë u arrit nga 58.4% në 62.6%. Ndërsa në këto 8 vite nga 62.6% afrohet në 100%. Ku shkuan këto para? Këto miliarda euro që u morën borxh, plus taksat tuaja, çfarë u bë me këto? U përfuduan 32km autostradë, po kaq km rrugë për të cilat financimet dhe projektet ishin të gatshme. U shtruan pllaka nëpër sheshet e qyteteve. U vodhën miliarda. Sepse ndërtohet 1 km rrugë me 20-22 mln euro, kundrejt 2.1 mln ishte kostoja e ndërtimit të By Pass-it të Fierit sepse ndërtohej nga bankat europiane. Ku shkuan këto para? Vetëm 7 km rrugë nga tuneli i Krrabës e deri në Farkë, pa tunel, pa shkëmb, kushtuan psa e gjithë rruga tjtër përfshirë edhe tunelin. Por së shpejti arbitrazhi ndërkombëtar po për këtë rrugë do gjobisë Shqipërinë dhjetëra milionë euro. Këto para i paguajnë qytetarët me taksat e tyre, ministrat nuk paguajnë gjë.

Të marrësh një borxh të tillë do të thotë të rrënosh të ardhmen e qytetarëve. U përedor për koncesionet e klientelës në mnënyrë të paimagjinueshme. Pasi kishin blerë aparaturat më moderne për sterilizimin, do jepej koncesioni me 100 mln euro një muratori për të garantuar sterilizimin së bashku me aparaturën e blerë me taksat tuajha. Tenderët sekretë u rritën me 15 herë krahasuar me para 2013. Me të gjitha këto, meburgosjet, shkatërrimet e dhjetëra mijëra banesave që ishin për t'u legalizuar dhe biznesnevbe, Edi Rama planifikoi spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shqipëria. 520 mijë shqiptarë u larguan vitet e fundit. Droga dhe krimi u bënë ligji i vendit. 1 vit më parë Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

12 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

12 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, nën akuzë për vepra të ndryshme penale. 22-vjeçari me iniciale J.B. u arrestua pasi Prokuroria ...

17:16

Digjet një makinë në bypassin e Lushnjes

Një makinë  është djegur  në baypasin e Lushnjes sot. Bëhet fjalë për automjeti, tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili  ...

14:30

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI