Flash

BE ndryshon rregullat për udhëtarët, “Green Pass” e vlefshme vetëm për 9 muaj

Lapsi.al 25 November 2021
BE ndryshon rregullat për udhëtarët, “Green Pass” e

 “Green Pass” do të jetë  vlefshme për 9 muaj dhe zgjatet vetëm pas marrjes së një doze përforcuese, shkruan Ansa.

“Ne u rekomandojmë shteteve anëtare të BE një periudhë standarde të vlefshmërisë për “Green Pass”, e cila do të jetë nëntë muaj nga vaksinimi i plotë. Pas nëntë muajsh certifikata nuk duhet të pranohet më, nëse nuk është marrë një dozë përforcues.”

Kështu e ka shpjeguar Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders, duke ilustruar rekomandimin për udhëtimin në BE.

“Komisioni propozon një periudhë standarde pranimi prej 9 muajsh për certifikatat e vaksinimit të lëshuara pas përfundimit të serisë së vaksinimeve parësore. Periudha 9-mujore merr parasysh udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe kontrolli (ECDC) për administrimin e dozave përforcuese duke filluar nga 6 muaj dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit të mund të përshtaten dhe qytetarët të kenë akses të përforcuesit”-tha Reynders.

Kjo do të thotë që shtetet anëtare nuk duhet të refuzojnë një certifikatë vaksinimi të lëshuar në më pak se 9 muaj pas administrimit të dozës së fundit të vaksinimit parësor. Shtetet anëtare duhet të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar aksesin në vaksinim, për ato grupe të popullsisë, certifikatat e vaksinimit po i afrohen kufirit 9-mujor.

Të këshilluara

Digjet një makinë në bypassin e Lushnjes

Një makinë  është djegur  në baypasin e Lushnjes sot. Bëhet fjalë për automjeti, tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili  ...

14:30

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI