Flash

Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Lapsi.al 25 November 2021
Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të qeverive

Zbardhet axhenda e mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që do të mbahet nesër në Elbasan.

Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të takohet me homologun e tij, Edi Rama në orën 10:00, ndërkohë që më pas do të vijohet me çeljen e sesionit plenar të mbledhjes së përbashkët.

Po ashtu, është parashikuar që të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp nga dy kryeministrat.

AXHENDA

09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Regji)

11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Regji)

11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)

12.05 – Foto e përbashkët(Kameraman dhe fotograf zyrtarê)

13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë(Regji)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

Të këshilluara

Digjet një makinë në bypassin e Lushnjes

Një makinë  është djegur  në baypasin e Lushnjes sot. Bëhet fjalë për automjeti, tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili  ...

14:30

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI