Berisha për Zërin e Amerikës: “Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër”
Nga ana e tij Lulzim Basha do të jetë në Open sonte në 21 00. Kjo është hera e parë që kryetari i PD-së do të zhvillojë një intervistë të gjatë përballë Enton Abilekjat, Arion Sulos dhe Robert Rakipllarit, pas disa intervistave që më shumë janë dukur si qoka me pyetje të parapërgatitura. Pra për të gjithë kureshtarët e betejës së brendëshme të demokratëve sot është një ditë ku mund të shuajnë kuriozitetin për qëndrimet e dy liderëve. Si për ta plotësuar pazëllin e përplasjes mediatike edhe kryeministri Rama do të flasë sonte në 20 45 tek "Të paekspozuarit" e Ylli Rakipit përballë Armand Shkullakut dhe Andi Telës. ©Lapsi.al