Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Trump takim me adoleshentin që vrau 2 persona dhe u shpall i pafajshëm

Lapsi.al 24 November 2021
Trump takim me adoleshentin që vrau 2 persona dhe u shpall i pafajshëm

Donald Trump zbuloi se kishte pritur në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago, Kyle Rittenhouse, pas kërkesës së vetë 18-vjeçarit, të shndërruar në adoleshentin më të përfolur në SHBA në javët e fundit.

Të premten, Rittenhouse u shpall i pafajshëm për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti, gjatë trazirave në Kenosha, Usikonsin, vitin e kaluar, pasi juria vendosi se si kishte vepruar për vetëmbrojtje. Gjyqi shkaktoi reagime të shumta, pasi incidenti tragjik ndodhi gjatë një proteste të organizuar nga mbështetës të lëvizjes Black Lives Matter. Edhe pse tre personat që Rittenhouse qëlloi ishin të bardhë, ai u etiketua edhe nga Presidenti Joe Biden si supremacist i bardhë, për shkak se kishte shkuar i armatosur në një protestë të BLM. Por Rittenhouse tha se kishte dalë në mbrojtje të bizneseve që po plaçkiteshin gjatë asaj nate dhe se kishte qëlluar me armë vetëm pasi ishte sulmuar.

“Më telefonoi dhe donte të dinte nëse mund të vinte”, tha Trump në një intervistë për Fox News të martën. “Ishte një djalë vërtet i këndshëm. Erdhi bashkë me të ëmën”.

Trump tha se Rittenhouse nuk duhet të ishte gjykuar kurrë për ngjarjen, pasi ishte e qartë që kishte vepruar për vetëmbrojtje. “Dërgimi i çështjes në gjyq ishte shkelje nga ana e prokurorit. Do të kishte vdekur po të mos vepronte”.

I pyetur për tragjedinë e fundit, të ndodhur sërish në Usikonsin të dielën, ku një person u fut me makinë mes turmës dhe vrau 6 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Autori i dyshuar, Darrell Brooks, me precedentë penalë ishte liruar dy javë më parë nga burgu pas pagesës së një garancie prej vetëm 1000 dollarësh. Këtë herë, Gjykata ka vendosur 5 milionë dollarë garanci. “Kishte dalë me garanci pasurore dhe ishte i skeduar. Por lajmi i mirë është që urrente Trump, bazuar te raportimet e deritanishme”, tha ish-presidenti.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI