Flash

A do të kandidojë Joe Biden për një mandat tjetër?

Lapsi.al 23 November 2021
A do të kandidojë Joe Biden për një mandat tjetër?

Joe Biden, i cili u zgjodh President i SHBA-së duke mposhtur Donald Trump vitin e kaluar, ka qenë objektiv i shigjetave të kritikave për shkak të moshës së tij të avancuar dhe problemeve shëndetësore që nga dita kur mori detyrën.

Si e tillë, një nga çështjet më të debatuara në opinionin publik amerikan dhe botëror është nëse Biden do të jetë kandidat për presidencë edhe për një mandat.

Këtyre pyetjeve ju ka dhënë përgjigje zëdhënësja e ‘Shtëpisë së Bardhë’ Jen Psaki.

Ndërsa Joe Biden po udhëtonte për në ngjarjen e Ditës së Falënderimeve për trupat në Karolinën e Veriut me një avion Air Force One, Psaki u pyet nëse Biden, do të kandidonte sërisht, pyetje të cilës ajo iu përgjigj:

"Do të jetë, ky është qëllimi i tij".

Përgjigjja e Psak vërteton dhe informacionet e fundit të rrjedhura nga prapaskenat se 79 vjeçari Biden ishte takuar me mbështetësit e tij në Partinë Demokratike dhe po punon për të mbledhur mbështetje për rikandidimin e tij.

Të këshilluara

Kryeministri francez pozitiv me Covid-19

Kryeministri i Francës Jean Castex është infektuar me Covid-19 njoftoi mbrëmjen e së hënës pallati Matignon. Sipas zyrës së kryeministrit ai është në gjendje të...

10:13

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI