Flash

Thikë, shkop bejsbolli dhe një dorezë hekuri, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Lapsi.al 22 November 2021
Thikë, shkop bejsbolli dhe një dorezë hekuri, arrestohet

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në mjetin e tij tip ‘Jaguar’ kanë sekuestruar një dorezë hekuri.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij kanë gjetur një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

"Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

 

 

Sekuestrohen një mjet prerës (thikë), një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri), vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri). Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Sipas meteoalb: Zonat Perëndimore do të paraqiten me vranësira të shpeshta gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here shira të izoluar, por pjesa tjetër e ven...

07:47

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI