Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se sapo PD të kthehet në pushtet me të në krye, vendimi i parë do të jetë shpallja “non grata” e miliarderit George Soros.
“Lexoni studimin e Euronews. Vetëm 6% e shqiptarëve besojnë se ja vlente kostoja e reformës në drejtësi. Kjo reformë përbën një nga aktet korruptive më të mëdha në historinë e këtij vendi.
Të gjithë kanë pasur një ekzekutor që është Edi Rama. Por kanë pasur një padrino dhe ky është Xhorxh Sorros, i cili përdori çdo lloj fuqie që Edi Rama të ndërtonte Narko Shtetin.
Për të denatyruar një shtet nga interesi i tij kombëtar. Ne mblidhemi sot krenarë, shpëtimtarë, ne e shpëtuam opozitën dhe duhet të ndiheni krenare secila prej jush.
Unë kam kërkuar publikisht shpalljen e tij non-grata. Në emrin tuaj do t’i them atij se kjo forcë konservatore në pushtet, një nga aktet e para është shpallja e tij non grata përgjithmonë” – tha Berisha në një takim me gratë demokrate në Tiranë. ©LAPSI.al