Flash

E FORTE/ Berisha: Juri Kim, nuk do shkelësh kurrë në zyrën time!

Lapsi.al 21 November 2021
E FORTE/ Berisha: Juri Kim, nuk do shkelësh kurrë në zyrën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i prerë me ambasadoren e SHBA, Juri Kim. Në një takim me gra të PD-së të zhvilluar në Tiranë, Berisha tha se Kim duhet tu kërkojë falje demokratëve për “barin që u ofroi demokratëve”.

“Dy fjalë dua t’i them zonjës ambasadore që më shumë se interesat e vendit të saj mbron interesat e Sorosit. Në një dalje televizive ajo u shpreh se po fitoi Berisha nuk do i japim dorën dhe nuk do i shkojmë në zyrë.

E nderuar zonjë, dera e Berishës do të jetë gjithnjë e hapur për ambasadorin e SHBA me të vetmin kusht që në rast se ai do të quhet Juri Kim në çfarëdo funksioni që të ketë, kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa kërkuar falje për barin që u ka dhënë juve.

Ne e kemi përmbysur diktatorin që u jepte bar shqiptarëve ndaj ju garantoj se në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa u kërkuar falje shqiptarëve për barin” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Stajka, ...

15:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI