Flash

Edhe Meta në "luftë" me Bashën, ripublikon deklaratën e 6 viteve më parë: Ky është i vetmi kryetar opozite që nuk kërkon dorëheqjen e kryeministrit (VIDEO)

Lapsi.al 20 November 2021
Edhe Meta në "luftë" me Bashën, ripublikon

Kundër Lulzim Bashës nuk është tashmë vetëm Sali Berisha, që po pret shkarkimin e tij më 11 dhjetor, por edhe Ilir Meta. Kreu i shtetit vijon replikat me Bashën pasi ky i fundit ka hedhur akuza ndaj tij si dhe e ka futur në atë që Basha e quan si "Trekëndëshi i Bermudës". Meta ka publikuar në faqen e tij në Facebook një deklaratë të bërë në vitin 2015. Ripublikimi i kësaj deklarate do të thotë rikonfirmim i atyre që ai ka thënë për Bashën 6 vite më parë.

Deklarata: 

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD-së, zoti Basha nuk ka nevojë të jap edhe shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të parlamentit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo thjesht ndaj demokratëve në parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Stajka, ...

15:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI