Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Aksident me vdekje në Shkodër

Lapsi.al 20 November 2021
Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Stajka, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të zbardhur më tepër rreth këtij aksidenti fatal.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet Sh.Z., 62-vjeç, ndërsa njoftohet se shoferi i automjetit të përfshirë në aksident është ndalur nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI