Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

16 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 20 November 2021
16 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka vënë nën pranga 16 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në pranga u vu edhe shtetasi R. M., 48 vjeç, i shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses.

U arrestua shtetasi Sh. D., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë te ftohta dhe 1 aparat i dyshuar si bllokues valësh;

Në pranga u vunë edhe shtetasit A. P., 19 vjeç dhe E. H., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike;

Policia arrestoi shtetasit K. Sh., 20 vjeç dhe K. R., 27 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe iu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim E. S., 28 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka dhënë vendimin “Arrest në shtëpi”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë nuk është konstatuar në banesë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi i shtetasit D. Gj., 28 vjeç, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. T., 60 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje;

– A. I., 21 vjeç pasi për motive të dobëta është konfliktuar duke e goditur me gurë dhe më pas e ka qëlluar me thikë shtetasin S. Gj., 19 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 20 vjeç dhe proceduan penalisht një shtetas të mitur 17-vjeçar pasi janë konstatuar duke hapur një mjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. U., 52 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes:

– H. N., 52 vjeç pasi u kap me disa kuti me veshje, pa faturë shoqërimi të mallit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve Q. M., 52 vjeç dhe E. L., 40 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rama: Do hapim shkollë për peshkatarë

Teksa prezantoi buxhetin e vitit 2022 për peshkimin, kreu i qeverisë Edi Rama tha se do të hapin një shkollë për këtë sektor. Në mënyrë që ky profesion të mo...

11:09

Arrestohet një manjak seksual në Durrës

Një manjak seksual u arrestua nga Policia në Durrës. 58-vjeçari përndiqte dhe ngacmonte seksualisht një fëmijë, vajzë 13 –vjeçare. Policia tha se u arrestua sht...

09:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI