Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Arrestohen dy "skiftera" në Lezhë, sekuestrohen dhe armë

Lapsi.al 20 November 2021
Arrestohen dy "skiftera" në Lezhë, sekuestrohen dhe

Dy shtetas janë arrestuar në Lezhë pasi dyshohet se kanë grabitur disa shtëpi në Lezhë.

Në operacionin “Shëtitësit e natës”, policia ka arrestuar shtetasit: S.K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç,(babai dhe djali), ndërsa është shpallur në kërkim 27-vjeçari me iniciale M.K. dhe është vënë nën hetim 21-vjeçari me iniciale S.Q.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë dhe Shëngjin kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V.Q., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive, një armë gjahu dhe dylbi”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rama: Do hapim shkollë për peshkatarë

Teksa prezantoi buxhetin e vitit 2022 për peshkimin, kreu i qeverisë Edi Rama tha se do të hapin një shkollë për këtë sektor. Në mënyrë që ky profesion të mo...

11:09

Arrestohet një manjak seksual në Durrës

Një manjak seksual u arrestua nga Policia në Durrës. 58-vjeçari përndiqte dhe ngacmonte seksualisht një fëmijë, vajzë 13 –vjeçare. Policia tha se u arrestua sht...

09:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI