Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Veliaj përplaset me gazetarin e Ora News: Unë të fëlliq ty! Material legenësh...

Lapsi.al 19 November 2021
Veliaj përplaset me gazetarin e Ora News: Unë të fëlliq ty!

Është tashmë e njohur se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk duron kritikat dhe as mediat që nuk i shkojnë avazit të tij.

Të gjitha ekranet e TV transmetuan 2 ditë më parë një aktivitet të tij duke mbjellë pemë me disa ambasadorë të shpërndarë nga zyra e tij e shtypit.

E vëreta është se në aktivitet, Veliaj ka pasur një përplasje të fortë me gazetarin e Ora News që kishte shkuar për ta pyetur për protestën e banorëve të “5 majit”.

Por Veliaj jo vetëm që e ka shmangur, por edhe e ka fyer reporterin Isa Myzyraj që kishte shkuar të bënte detyrën e tij. Më poshtë përplasja dhe video e transmetuar nga RTV Ora.

DEBATI

Erion Veliaj: Si nuk ke turp!

Gazetari Isa Myzyraj: Unë jam gazetar!

Erion Veliaj: Si i thua prindërve të tu që punon për një trafikant droge. Punon për një trafikant droge

Gazetari: A ke turp që sillesh kështu me median? Kur ishit në opozitë ju thonit që të gjithë qytetarët duhet të shpronësohen me çmimin… Unë jam gazetar zotëri!

Erion Veliaj: Po si nuk ju vjen turp, keni fëmijë për të rritur

Gazetari: Dua të marr zotin Veliaj për ta pyetur për interesat e qytetarëve.

Truprojet përpiqen ta ndalojnë

Erion Veliaj: Puno për trafikantin e drogës, do mbaroj punën time

Isa Myzyraj: Edhe unë po bëj punën time. Më kthe përgjigje për pyetjet e mija. Unë jam gazetar zoti Veliaj.

Erion Veliaj: Ej … Do pushosh.. Do rrish urtë.. Material legenash

Gazetari: Material legenash unë nuk jam zoti Veliaj. Unë jam gazetar. Flit në anglisht që të të kuptojnë ambasadorët.

Erion Veliaj: Po në anglisht unë të fëlliq ty.

Ndërhyn një personel i Veliajt: Ik mor plak se është për të ftuarit e jo për ty.

Isa Myzyraj: Dua ta dëgjoj.

Erion Veliaj: Është gjithë banda jonë?

Gazetari: Përveç medias

Erion Veliaj: E di sa koka ka prerë Ylli Ndroqi para teje, ti je i dhjeti. Ti je lecka e radhës

Gazetari: Unë nuk kam punë me Ylli Ndroqin. Unë jam gazetar.

Erion Veliaj: Të të vijë turp që jeton me lekë droge. Të të vijë turp

Gazetari: Çfarë jam unë!

Të këshilluara

Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Kanada

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Kanada, në një ceremoni ka dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me Medaljen ...

17:17

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI