Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Plas hapur/ LSI godet Bashën: Zorrë qorre e Ramës, mashtrues dhe gënjeshtar

Lapsi.al 19 November 2021
Plas hapur/ LSI godet Bashën: Zorrë qorre e Ramës, mashtrues dhe

Tashmë nuk ka asnjë rezervë se mes 2 partive më të mëdha të opozitës PD dhe LSI ka një luftë të hapur. Nisi nga një deklaratë e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi se përpara zgjedhjeve të 25 prillit “i ishin ofruar LSI-së 15 deputetë të sigurt në një listë të përbashkët, por ajo refuzoi sepse parashikonte të fitonte e vetme 34 të tillë”.

Kjo nuk u përtyp aspak mirë nga partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi që në Facebook e quajti mashtrim dhe akuzoi Bashën se kishte gënyer kur dogjën mandatet e deputetëve se kishte mbështetjen e PPE dhe Angela Merkel.

Vetë Basha bëri akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta këtë të premte një intervistë për Zërin e Amerikës se ishte ai që shkatërroi fushatën e LSI-së me qëndrimet e tij në 2 javët e fundit të saj.

“Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës” – tha Basha.

I menjëhershëm ishte reagimi i LSI. Nënkryetari i saj Petrit Vasili ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook ku e quan Bashën krye-gënjeshtar dhe krye-mashtrues.

“Kryegënjeshtari ka gënjyer në mënyrë të pacipë për 4 vjet rresht, që nga 17 maji i 2017 ku u ul në tavolinë falë LSI dhe ku menjëherë më pas u shndërrua në zorrën qorre dhe vegël të Edi Ramës dhe ku e sulmoi LSI-në në zgjedhjet e 2017 me çdo mjet e bile më shumë se Rama vetë” – shkruan nënkryetari i LSI.

Vasili thotë se Basha e preu në besë LSI-në, duke akuzuar se u gënjyen nga kreu i PD për djegien e mandateve se “kishte një “plan gjerman”, braktisjen e zgjedhjeve lokale, bllokimin e bashkive apo mungesën e kërkesës për pjesëmarrje në zgjedhje lokale në tetor 2019.

Vasili shkruan se Basha i këshilluar nga kompania izraelite, që i dha Edi Rama koordinoi me izraelitët e Ramës për të dëmtuar LSI me çdo formë e çdo mënyrë.

Sipas tij, kreu i PD me porosi të Edi Ramës nuk mbështeti kurrë publikisht denoncimet shumë të rënda të inceneratorëve të bëra nga LSI, ndërsa LSI me luajalitet ka mbështetur çdo denoncim për korrupsion të bërë nga PD. ©LAPSI.al

POSTIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT

LEXO EDHE: Aleanca e dështuar/PD-LSI zbulojnë prapaskenat e humbjes së 25 Prillit 

Basha sulmon Metën: Na shkatërroi fushatën, çoi ujë te mulliri i Ramës

“Trekëndëshi i Bermudës”/ Meta i fut kunja Bashës: Ti i ike katërkëndëshit

Nis përplasja/ Meta i kujton Bashës katërkëndëshin që ‘fundosi’ opozitën: Kur të takohemi do të pranosh që 7 herë 7 bëjnë 49

Të këshilluara

Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Kanada

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Kanada, në një ceremoni ka dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me Medaljen ...

17:17

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI