Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Berisha për Kuvendin e 11 Dhjetorit: Azem Hajdarin do ta shpallim President nderi të përjetshëm të PD-së

Lapsi.al 19 November 2021
Berisha për Kuvendin e 11 Dhjetorit: Azem Hajdarin do ta shpallim President

Themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdari me datë 11 dhjetor, në Kuvendin Kombëtar do të shpallet President Nderi i Përjetshëm i kësaj partie. Nga Librazhdi, lajmin e konfirmoi ish-kryeministri Sali Berisha.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj ju dhe gjithë demokratët në të gjithë Shqipërinë se në Kuvendin e datës 11 dhjetor, tribuni i pluralizmit shqiptar dhe themeluesi i PD-së, Azem Hajdari do të shpallet president nderi i përjetshëm i kësaj partie”, tha Berisha.

Berisha tha se gabimi demokratëve gjatë këtyre tetë viteve është largimi nga shtyllat kryesore të saj, siç janë të përndjekurit politikë, pronarët dhe vlerat konservatore në Shqipëri dhe në botë.

“Ju me të drejtë, rikujtuat ’97, unë u them demokratëve në qoftë se PD mbijetoi në atë periudhë, mbijetoi mbi të gjitha nga mbështetja e të përndjekurve politikë. Ata qëndruan të pamposhtur. Asnjëherë nuk harroj unë figurat e tyre. Nuk harroj qëndresën e tyre, në çdo vështirësi që mund të binin, ata ishin të palëkundur dhe të pamposhtur. I pamposhtur ishte Pjetër Arbnori, i pamposhtur ishte Ali Spahia. Ishte një periudhë e vështirë, pasi u bë gjithçka që të asgjësonin PD-në sepse ata nuk i falnin asaj asgjësimin e diktaturës. Ata donin të vazhdonin në Shqipëri. Përmbysja e pushtetit ishte problemi apo çështja që i bënte më hakmarrës së kurrë. Të përndjekurit politik, ishin mburoja e PD. Ne për këtë arsye do kthehemi tek vlerat tona”, tha ish-kryeministri.

Berisha tha se PD do të kthehet si forcë konservatore e fuqishme që do e përmbysë pushtetin.

Azem Hajdari ishte udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti gjatë fundjavës do të jetë me diell dhe ngrohtë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nuk priten reshje shiu. Dita e shtunë parashikohet të nisë m...

16:30

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI