Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën sot në spitalin e Vlorës pasi ka prerë një venën në qafë me një gotë të thyer.
Dorart Kaca ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike, por pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.
“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.