Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Berisha: Bashën s'do ta përjashtojmë, le të krijojë një shoqatë

Lapsi.al 19 November 2021
Berisha: Bashën s'do ta përjashtojmë, le të

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se demokratët do të mbledhin në 11 dhjetor Kuvendin Kombëtar.

Vendimin e Kryesisë së PD për 18 dhjetorin, Berisha e quan si anti-Kuvendi i turpit.

Lideri historik i PD tha se Lulzim Basha është i lirë të krijojë shoqatë, ndërsa shtoi se nuk do të përjashtohet nga PD.

"Anti-Kuvendi është një histori turpi, histori që nuk ekziston në analet e pluralizimit politik shqiptar. Në 11 dhjetor 1991, studentët u kthyen nga Pallati i Brigadave ku u takuan me Ramiz Alinë. i gjithë qyteti i Tiranës i priste në Qytetin studenti, në një miting të papërsëritshëm, u mbajtën fjalime të shkurtra. Studentët i kishin bërë të qartë Ramiz Alisë se do të themelojmë partinë tonë. Pas fjalimitt ë fundit, Arben Imami u thotë të pranishmëve se do të kemi partinë tonë. I them Arben do ikim te kjo ndërtesa këtu të themelojmë partinë që premtove ti. Kaq shpejt, më tha. I thash më mirë tani, që t'i kapim befasi, se po iu dhamë kohë, kush e di ça bëjnë këta. Ramiz Alia vazhdoi dy ditë mbrapa që të mblidhet firmat për diçka tjetër, por dështoi dhe nuk e çoi më tej. Pranoi PD-në. Kurse tani, Edi Rama, pasi e mori peng krytarin, e urdhëron të bëjë anti-Kuvend. Histori turpi. Ata mund të krijojnë një shoqatë nëse duan dhe ne nuk i përjashtojmë nga partia. Por 11 dhjetori do t'u japë përgjigjen e merituar të gjitha këtyre përpjekjeve. Kuvendi është fjala juaj".

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti gjatë fundjavës do të jetë me diell dhe ngrohtë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nuk priten reshje shiu. Dita e shtunë parashikohet të nisë m...

16:30

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI