Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Meta për Bashën: Kryetarit kukull të PD-së nuk ia ndryshon dot askush fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politike

Lapsi.al 20 November 2021
Meta për Bashën: Kryetarit kukull të PD-së nuk ia ndryshon

Mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Lulzim Basha lëshoi akuza të forta ndaj “shtetasit Ilir Meta”, siç edhe e quajti duke u përpjekur që ta ndajë nga presidenca. Sipas kreut aktual të PD-së, Meta gjatë 2 javëve të fundit të fushatës zgjedhore ka qenë ndihma kryesore e Edi Ramës, gjë që çoi edhe në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga ana e opozitës. Mëngjesin e kësaj të shtune, presidenti i është kundërpërgjigjur ashpër Bashës nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, i cili e ka quajtur “kryetar kukull”.

Gjithashtu ai i kujton Bashës padronin e vërtetë që e urdhëron si “katërkëndëshin” e dështimeve të tij të cilat janë edhe arsyeja madhore, se përse Edi Rama dhe krimi i organizuar ka kapur shtetin e gëzon edhe mandatin e tretë.

Reagimi i plotë i presidentit

Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.

Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;

2. Bojkoti i reformës në drejtësi;

3. Djegia e mandateve të deputetëve;

4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.

Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t'i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje.

Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t'i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.

Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t'i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje.

Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ja ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë.

Të këshilluara

Rama: Do hapim shkollë për peshkatarë

Teksa prezantoi buxhetin e vitit 2022 për peshkimin, kreu i qeverisë Edi Rama tha se do të hapin një shkollë për këtë sektor. Në mënyrë që ky profesion të mo...

11:09

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI