Flash

Berisha: Të japin dorëheqjen Bardhi, Alibeaj, Tabaku, Rushaj dhe Duma

Lapsi.al 21 November 2021
Berisha: Të japin dorëheqjen Bardhi, Alibeaj, Tabaku, Rushaj dhe Duma

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së për shkak të disfatave që i ka shkaktuar opozitës.

“Je fajtor i 4 disfatave, jam i sigurt që je i përgatitur dhe për 4 të tjera nëse të lë njeri, por ne ty do të të shndërrojmë në një shoqatë më 11 dhjetor” – tha Berisha në një takim me gratë e PD-së ku ishte mjaft i ashpër edhe ndaj sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe nënkryetarëve Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku.

Sipas Berishës ata janë të paligjshëm në postin e tyre pasi janë emëruar nga Basha dhe nuk janë votuar me votë të fshehtë në Këshillin Kombëtar.

“Basha thotë se nuk jep dorëheqjen pasi nuk e parashikon statuti. Atëherë unë po ju them se statuti parashikon që Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretarët zgjidhen nga Këshilli Kombëtar me votim të fshehtë me 2 kandidatura. E ka të shkruar këtë statuti? E ka statuti. Çfarë do të thotë kjo?

Asnjë njeri që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë, nuk është zgjedhur me dy kandidatura nuk është i ligjshëm në atë detyrë. Ndaj dhe sot duke shprehur konsideratë për ta, i kërkoj sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD në radhë të parë të japin shembullin duke dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga një detyrë e paligjshme që kanë marrë.

Është e lehtë të dalësh nga ekrani në ekran për llogari të Edi Ramës e të peng-Bashës, por mos harroni se keni barrë morale të rëndë. Se nuk jeni të zgjedhur, por të emëruar nga peng-Basha. Për të qenë i zgjedhur duhet të emërohesh me votë të fshehtë.

Nëse të ka ngelur një nanogram respekti për të qindra mijëra demokratë që kanë derdhur djersë ndër vite dhe sakrifica dhe që u udhëhoqën nga disfata në disfatë, jepni dorëheqjen. Sa herë të dilni në TV gjithnjë e më të paligjshëm do të dukeni. Nuk meritoni të jeni në postin që jeni. Kjo është një thirrje miqësore, joarmiqësore. Ju që jeni në këtë sallë e meritoni sepse jeni njerëz të lirë kurse ata mbetën pengje të Lulzim Bashës” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI