Gjatë foltores së sotme të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha i kishte kërkuar ambasadores së SHBA, Yuri Kim që të bisedonin jashtë zyrës, pasi dyshonte se ai i kishte vendosur përgjues.
“Ju garantoj që dora-dorës do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte se të gjitha gafat e tij, ia kishte imponuar Sali Berisha.
Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i tha ambasadores: “Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha. Më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë”. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?
Unë atë nuk e pranoja kurrë për mandat të tretë. Do gjeja 100 mënyra të vija tek ju. Nuk do pranoja kurrë bëheshim ministri e Edi Ramës. Atë që nuk mund të pranoj sovranitetin”, - tha Berisha. ©LAPSI.al