Flash

Reagon Basha: Trishtim sa poshtë ka rënë Sali Berisha

Lapsi.al 21 November 2021
Reagon Basha: Trishtim sa poshtë ka rënë Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha bëri më herët në një takim me gratë demokrate. “E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale” – shkroi Basha në Twitter. Më herët Berisha e quajti Bashën një peng të kryeministrit Rama. Berisha tha se Basha duhet të largohet pasi e ka çuar opozitën nga disfata në disfatë dhe se në një takim me ambasadoren Yuri Kim i ka thënë se “duhet të bisedojnë jashtë pasi Berisha i kishte futur përgjues në zyrë”.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI