Flash

Studimi: Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit për të prekurit me COVID-19

Lapsi.al 22 November 2021
Studimi: Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit

Të dhëna të reja vijnë nga një studiues grek për koronavirusin. Dr. Manolis Kogevina ka bërë të ditur se ajri i ndotur është një faktor i cili rrit ashpërsinë e infeksionit për një person i cili është i prekur me Covid-19,

Shkencëtarët kanë ekzaminuar të dhënat e thuajse 10,000 personave në Spanjë duke mbledhur informacione nga rastet e prekura me koronavirus.

Ata zbuluan se personat që jetonin në zona me nivele të larta të ndotjes kishin 50% rrezik ndaj COVID-19.

Më në detaje, studiuesit shikuan të dhënat nga 9,605 pjesëmarrës në Katalonjë dhe gjetën 481 raste të konfirmuara të COVID-19.

Ata gjithashtu morën mostra gjaku nga 4,000 pjesëmarrës për të matur antitrupat që treguan se një person kishte COVID-19 asimptomatike , 18% e të cilëve rezultuan pozitivë.

Më pas ata e kombinuan këtë informacion me të dhënat për nivelet e ndotjes në zonat e banuara të pjesëmarrësve dhe zbuluan se ndotja nuk rrit gjasat e infektimit me koronavirus, por ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotësve rriti ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Sipas meteoalb: Zonat Perëndimore do të paraqiten me vranësira të shpeshta gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here shira të izoluar, por pjesa tjetër e ven...

07:47

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI