Flash

Talibanët: Punonjësit qeveritarë të Afganistanit do të fillojnë të paguhen

Lapsi.al 21 November 2021
Talibanët: Punonjësit qeveritarë të Afganistanit do të

Administrata talibane e Afganistanit do të fillojë të paguajë pagat e vonuara të punonjësve të Qeverisë, thanë zyrtarët. Mijëra punonjës të Qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat. Kjo është vetëm njëra nga krizat e shumta me të cilat u përballën talibanët që kur e morën pushtetin në muajin gusht.

“Ministria e Financave njofton se, duke filluar nga sot (20 nëntor), pagat e tre muajve të fundit të të gjithë punonjësve dhe stafit të Qeverisë do të paguhen plotësisht”, tha zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid në një postim në Twitter. Talibanët nuk kanë njoftuar për burimin e mjeteve financiare me të cilat do të bëjnë realizimin e pagave. Edhe përpara se talebanët të merrnin kontrollin e vendit në gusht, shumë punonjës të sektorit publik thanë se nuk ishin paguar për javë të tëra.

Pasi lëvizja mori pushtetin, miliarda dollarë nga fondet e qeverisë afgane të ruajtura jashtë vendit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë u ngrinë. Qeveritë e huaja nuk kanë qenë të gatshme të financojnë drejtpërdrejt administratën e udhëhequr nga talibanët. Institucionet financiare globale gjithashtu kanë ndërprerë financimin. Pas një takimi të enjten midis të dërguarve të Gjermanisë dhe Holandës dhe zyrtarëve talibanë në Kabul, u diskutua për të filluar me pagesën e punonjësve të sektorit të shëndetësisë dhe arsimit drejtpërdrejt përmes organizatave ndërkombëtare.

Është e paqartë nëse njoftimi i talibanëve lidhet me këtë. Një zëdhënës tjetër i talebanëve, Inamullah Samangani, tha në Twitter të shtunën se administrata kishte arritur të mbledhë të ardhura ditore nga tatimet.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI