Flash

Basha: Në kuvend ka kriminelë të regjistruar në FBI dhe DEA

Lapsi.al 16 November 2021
Basha: Në kuvend ka kriminelë të regjistruar në FBI dhe DEA

Seanca maratonë e buxhetit vazhdoi sot pa praninë e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë Lulzim Basha deklaroi se në sallën e Kuvendit janë të ulur kriminelë. Deklarata e Bashës erdhi pasi deputetja e PS, Klotilda Bushka tërhoqi vëmendjen për gjuhën e përdorur në Kuvend, duke treguar kodin e sjelljes së deputeti. Sakaq, kryedemokrati tha se nuk mund të bëjnë moral për sjelljen, kur në sallë sipas tij janë të ulur kriminelë.

“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, që kur kemi ardur. Ky është një bllok bosh, kodi i sjelljes së deputetit. Eshtë një harxhim kriminal i parave. Ia kam thënë ambasadorit të OSBE-së. do ia them edhe të riut. Sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend që ka një problem që ka ekzistuar edhe para 2013, por ka marrë dimensione botërore pas 2013-ës. Në këtë Kuvend ka kriminelë, tani që po flasim ka kriminelë, që janë në kartelat e sistemit të inteligjencës së policisë së shtetit, në kartelat e Europolit, të FBI, DEA-s, kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale, në kuptimin e Konventës së Palermos, të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale sipas Kodit Penal të Shqipërisë.

Këtu mbrapa ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda dhe gjuhën më të ulët që njeh fjalori në veçanti ndaj zonjave tash e tetë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. Nëse do kishte një proporcionitet, e para që s’mund të ikni ju dhe të na bëni morale për kodin e sjelljes të bëni vetingun në politikë. Pastroni sallën këtu” u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI