Flash

A rrezikon përjashtimin nga PD kush merr pjesë në Kuvendin e Berishës/ Flet Gaz Bardhi

Lapsi.al 15 November 2021
A rrezikon përjashtimin nga PD kush merr pjesë në Kuvendin e

Një ndër pikat e miratuara në mbledhjen e kryesisë së PD-së ku u vendos mbajtja e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor ka të bëjë me ata që u dalin kundër këtyre vendimeve.

“Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike” – thuhet në vendimin e kryesisë së PD-së.

Por çfarë pasojash do të kenë ata që marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

Për këtë çështje u pyet në përfundim të mbledhjes së kryesisë, sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe se “a rrezikonte Berisha përjashtimin nga PD”.

“Nuk jam për përjashtime, jam për përfshirje. PD ka nevojë jo vetëm për secilin prej anëtarëve të PD, jo për secilin prej demokratëve por ka nevojë të afrojë rreth vetes edhe individë të tjerë që qëndrojnë larg apo nuk kanë votuar për PD. Nuk do të dëgjoni nga unë asnjë mesazh për përjashtim, veçse mesazhe për bashkim.

Ky është moment i vështirë për PD dhe secili duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive që i ka ngarkuar demokratët. Kryesia e partisë ka përgjegjësi ndaj demokratëve, nuk ka përgjegjësi ndaj halleve personale të askujt.

Kryesia e partisë është votëbesuar nga Këshilli Kombëtar. Ky i fundit është votëbesuar nga Kuvendi Kombëtar i PD për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e demokratëve.

E kam thënë dhe e përsëris, hallet personale, shqetësimet personale ti mbajnë jashtë kësaj godine, ti mbajnë në shtëpitë e tyre” – u përgjigj Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI