Flash

Tension në kryesinë e PD/ Bumçi dhe Gjana në prag të përplasjes fizike

Lapsi.al 15 November 2021
Tension në kryesinë e PD/ Bumçi dhe Gjana në prag të

Mbledhja e Kryesisë së PD-së mbrëmjen e sotme ishte në prag të përplasjes fizike pas tensioneve dhe debateve të forta mes anëtarëve.

Jemin Gjana, ish-deputet dhe ministër në qeverisjen e Sali Berishës, aktualisht kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ish-ministrave që tashmë janë në krah të ish-kryeministrit në “Foltore”.

“Unë kam shtëpinë që më dhanë te Enti Banesave, ministrat e “Foltores” janë bërë milionerë” tha ai.

Aldo Bumçi i kërkoi që të fliste me emra konkretë. “Dhe me kë e ke ti këtë? Se këtu vetëm unë jam ish-ministër këtu”.

“Mos më ndërprit” i tha Jemin Gjana.

Në këto momente tensioni, për të ndarë Gjanën dhe Bumçin ndërhyri Gazment Bardhi dhe Gent Strazimiri.

Lulzim Basha nuk e njohu thirrjen e Kuvendit nga Sali Berisha në 11 Dhjetor dhe deklaroi se forumi më i lartë i partisë do të mblidhet 7 ditë më pas në 18 Dhjetor./Abcnews

Të këshilluara

Aksion "blic" i policisë në Vlorë

Policia ka kryer një aksion të beftë në qytetin e Vlorës. Uniformat blu janë vënë në kërkim për persona që lëvizin me armë zjarri. Po ashtu, policia është po sh...

20:22

Zjarr në një pallat në Tiranë

Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një pallati në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Përmetit”. Sipas policies, fatmirësisht nga zjarri i rënë në katin e pestë ...

20:16

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI