Ish kryeministri Sali Berisha siguroi firmëtarët e Foltores se Kuvendi i demokratëve do të mblidhet në 11 dhjetor, ashtu siç është shkruar në kërkesën që ata kanë firmosur. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Basha po përdoret nga Rama dhe se datën 18 Dhjetor ia ka caktuar pengmarrësi Rama.
"Njoftoi datën që i dha pengut të tij Edi Rama 18 Dhjetor. Me këtë rast, dua të garantoj firmëtarët e misionit historic, firmat e të cilëve do të gdhenden në muralen e pluralizmit dhe të PD që nuk do të ketë forcë që do t’i mbledhë firmat e tyre dhe ai kuvend do të mblidhet në datën e shpallur prej tyre dhe ai kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës të pengkryetarit, por atë që kanë firmosur ata. Ta harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. është më paqësori, por mjerë ata që kërkojnë të përballen me të" u shpreh Berisha.