Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Topalli-Bashës: Sot s’të beson më askush. Demokratët janë te foltorja!

Lapsi.al 15 November 2021
Topalli-Bashës: Sot s’të beson më askush. Demokratët

Pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor dhe jo në 11 dhjetor, siç kishte deklaruar më herët ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar edhe Jozefina Topalli. Përmes një shënimi në facebook, Topalli shprehet se Basha bojkotoi anëtarësinë e demokratëve, siç bojkotoi më 30 qershor 2019 zgjedhjet lokale, por anëtarësia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa të. Më tej ajo shton se Kuvendi sipas vullnetit të shumicës së delegateve do mblidhet me 11 dhjetor.

Po ashtu Topalli shton se kur thirret Kuvendi, Kryesia nuk ka më kompetenca as tagër dhe sipas saj çdo vendim i saj është nul.

Reagimi i plotë i Topallit:

Lulzimi sot na kujtoi rrenen se do kete zgjedhje lokale me 13 Tetor 2019 meqe ai bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 Qershorit te 2019!

Kur Kuvendi thirret nga anetaresia dhe depozitohen firmat e thirrjes se Kuvendit sipas statutit, ezaurohet cdo thirrje tjeter per Kuvend.

Njelloj si per zgjedhjet politike. Kur zgjedhjet parlamentare apo lokale thirren sipas Kushtetutes askush nuk mund t’i shtyje ata e te ndryshoje nismetaret.

E provoi ne zgjedhjet lokale, kur Lulezimi bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019.

Njelloj si sot, ai i tha demokrateve se kishin fituar dhe se zgjedhjet do behen me 13 Tetor 2019.

Por sot nuk e beson me kush. Pasi ka humbur 5 here ne cdo zgjedhje ai eshte vetem. Demokratet jane tek Foltorja.

Koha vertetoi se Lulzimi genjeu. Me 13 Tetor nuk ndodhi asgje. Nuk pati zgjedhje.

Komisioni i Venecias njohi zgjedhjet e 30 Qershorit ku Lulzimi nuk mori pjese, dhe hodhi poshte 13 Tetorin si te paligjshem.

Njelloj eshte me Kuvendin Kombetar.

Luli e Bojkotoi anetaresine e demokrateve ,sic bojkotoi me 30 qershor zgjedhjet lokale.

Por anetaresia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa lulzimin.

Dhe Kuvendi sipas vullnetit te shumices se delegateve do mblidhet me 11 Dhjetor.

Cdo spekullim tjeter eshte si rrena e Lulzimit se do kete zgjedhje lokale ale me 13 tetor

2 )Kur thirret Kuvendi , Kryesia nuk ka me as kompetenca as tager. Cdo mbledhje e saj eshte ilegjitime.

Cdo vendim i saj eshte nul.

Të këshilluara

Shpërthim në një lokal në Shkodër

Një shpërthim është regjistruar në një lokal në Malin e Shoshit në Shkodër. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit Gj. G., ndërsa lënda...

12:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI