Flash

Kurti flet për rezultatin e dobët në zgjedhje: Pati defekte të brendshme, të gjithë u bashkuan kundër LVV-së

Lapsi.al 15 November 2021
Kurti flet për rezultatin e dobët në zgjedhje: Pati defekte

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar rezultatin zgjedhor pas raundit të dytë të zgjedhjeve në 21 komuna.

Kurti ka thënë se rezultati jo i kënaqshëm i LVV-së në këto zgjedhje vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme dhe siç tha ai i “bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes”.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti.

Kryeministri më tej uroi të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje.

“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i urtoj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, tha Kurti.

Në zgjedhjet lokale në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje fitoi në 4 komuna, LDK-ja fitoi 9 komuna, LDK-ja fitoi në 7 komuna, AAK-ja fitoi 3 komuna ndërsa Nisma Socialdemokrate 1 komunë.

Të këshilluara

Shpërthim në një lokal në Shkodër

Një shpërthim është regjistruar në një lokal në Malin e Shoshit në Shkodër. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit Gj. G., ndërsa lënda...

12:31

Vetëvendosje pranon humbjen në Prishtinë

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje. Përmes një konference për media, Vitia ka thënë se tashmë Pri...

21:49

LDK shpall fitoren në Prishtinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku doli para mediave duke thënë se Përparim Rama do të jetë kryetari i ri i komunës së Prishtinës. Në një konferencë për medi...

21:11

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI