Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në Lamia të Greqisë. Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një autoçisternë karburanti duke u shkaterruar dhe kthyer ne nje grusht hekurishtesh. Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe. I gjallë nga makina e copëtuar është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin nga stafi i spitalit të Lamias shkruajnë mediat greke.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/fIccH5q2e1HmxePy6RUP_15_2b1407d24823cd8116232d01de106589_video_720p_converted.mp4"][/video]
