Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK shtyn me 3 muaj hetime për 7 të pandehurit

Lapsi.al 15 November 2021
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK shtyn me 3 muaj hetime për

SPAK ka shtyrë me tre muaj hetimet për shtatë persona të marrë si të pandehur për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Zgjatja e Hetimeve u kërkua pasi Prokuroria e Posaçme është duke mbledhur prova të tjera, lidhur me këtë dosje.

Për dy vrasjet e bujshme të 2005, të pandehur janë marrë, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullau dhe Luftar Recin. Në kërkim vijojnë të jenë Dervishaj dhe Berisha. SPAK ka regjistruar çështjen ndaj këtyre personave në tetor të këktij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

I penduari Luftar Reçi ka dëshmuar se si u përgatit e gjithë ngjarja e ekzekutimit në makinë të Klodjan Saliut në aksin Durrës-Tiranë nga Lul Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa ka treguar se Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn, sipas dëshmisë se të penduarit Luftar Reçi ka qenë Viktor Ymeri, i cili nga burgu ka gjetur personin në llogari të Shullazit që do të kryente këtë ekzekutim.

Për ekzekutimin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Ishte dëshmia e Luftar Recit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtësinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 16 vite më parë tronditën vendin.

Të këshilluara

Shpërthim në një lokal në Shkodër

Një shpërthim është regjistruar në një lokal në Malin e Shoshit në Shkodër. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit Gj. G., ndërsa lënda...

12:31

Vetëvendosje pranon humbjen në Prishtinë

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje. Përmes një konference për media, Vitia ka thënë se tashmë Pri...

21:49

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI