Flash

Akuzat për afrimin me Aqif Rakipin/ Berisha: Basha nuk di gjë tjetër, veç të gënjejë!

Lapsi.al 15 November 2021
Akuzat për afrimin me Aqif Rakipin/ Berisha: Basha nuk di gjë

Berisha mohoi në konferencën për gazetarët, akuzat që Lulzim Basha i ka bërë se Suel Çela, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi janë bashkë në ndihmë të Foltores. Sipas Berishës, Basha di vetëm të gënjejë dhe ai vazhdimisht i ka gënjyer njerëzit e tij.

"Peng Basha nuk di gjë tjetër, veçse të gënjejë. Duhet të dini një gjë, ai që gënjen të tijët ai nuk lë njeri pa gënjyer. Unë nuk kam gjet një democrat që të thotë “nuk më genjeu Lul Basha”. Mund të jap edhe një përgjigje tjetër, por po jap këtë" tha Berisha.

Më herët, Lulzim Basha ka thënë se demokratët janë të habitur me angazhimin e Rrahman Rrajes, Tom Doshit dhe Suel Çelës në Foltore.

"Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi. Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin: Ç’ne këta me Kuvendin e Partisë Demokratike? Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës" është shprehur Basha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI