Flash

Basha i përgjigjet Berishës: Nuk jam unë halli, pengesa apo problemi yt

Lapsi.al 15 November 2021
Basha i përgjigjet Berishës: Nuk jam unë halli, pengesa apo

Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpreh se “Kuvendi do të mbahet në 11 dhjetor”, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili është përgjigjur se “nuk ka dy PD dhe as institucione paralele”. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së që vijon me dyer të mbyllura Basha është shprehur se “është shkelur afati i verifikimeve të nënshkrimit të firmave”.

Basha u shpreh se “nuk është ai përgjegjës për hallet e Berishës”, por siç tha “është përgjegjes që demokratet të mos përdoren “mish për top” për interesat e Sali Berishes apo dikujt tjetër”.

“PD nuk vepron me “nëse janë firmat apo nuk janë firmat”. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD.

Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do te jete ne 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka dy PD, ka vetëm një PD dhe nuk ka për të pasur institucione paralele. Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratet të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër.

Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave te legjitimitetit qe burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim kryesisë”, - ka deklaruar Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksion "blic" i policisë në Vlorë

Policia ka kryer një aksion të beftë në qytetin e Vlorës. Uniformat blu janë vënë në kërkim për persona që lëvizin me armë zjarri. Po ashtu, policia është po sh...

20:22

Zjarr në një pallat në Tiranë

Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një pallati në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Përmetit”. Sipas policies, fatmirësisht nga zjarri i rënë në katin e pestë ...

20:16

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI