Flash

Berisha: Qytetarët do të votojnë me këmbë e duar kundër Ramës

Lapsi.al 15 November 2021
Berisha: Qytetarët do të votojnë me këmbë e duar

Konferenca e paralajmëruar me urgjencë nga lideri historik demokrat, Sali Berisha, u mbyll sërish me një paralajmërim për Edi Ramën, të cilin Berisha e cilëson si përgjegjës për situatën e krijuar jo vetëm në vend, por edhe në PD. Berisha përsëriti disa herë se Rama nuk duhet të luajë me pluralizmin në vend. Sa i përket Bashës, Berisha nuk e përmendi shpesh, duke theksuar vetëm se ai është peng i Ramës dhe zbaton urdhrat që i jep ky i fundit. Duke folur për mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha la të nënkuptohet se nuk e njeh atë, pasi është një Kryesi false.

Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i PD do mblidhet më 11 dhjetor dhe do të vazhdojë sipas rendit të ditës që kanë firmosur 4200 delegatët.

Berisha nënvizoi jo pak herë se ky rend nuk do të ndryshojë, ndërsa foli për një revolucion paqësor që do të vazhdojë edhe pas ditës së parë të Kuvendit Kombëtar, duke nënkuptuar rrëzimin e Bashës dhe më pas edhe të Ramës.

“Sa u përket protestave, e kam theksuar dhe e theksoj prapë, populli votëdhunuar, qytetarët, të cilëve Edi Rama iu rrëmbeu votën me patronazhistët e tij, si hije mesjetare, me drogën dhe paratë e krimit, me disbursimet e thesarit, me tenderat dhe prokurimet, përbën domosdoshmëri absolute që të përballet me qytetarët që do votojnë me këmbë e duar në protestën e tyre. Për të qenë i sinqertë me ju, burri i madh i kombit gjerman, Helmut Kohl, kur gjermano-lindorët protestonin çdo ditë dhe qindra-mijëra prej tyre gjenin mënyrën për të kaluar në Gjermaninë Perëndimore, Kohl u thoshte bashkëatdhetarëve: ata po votojnë me këmbët e tyre,” tha Berisha.

Të këshilluara

Zjarr në një pallat në Tiranë

Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një pallati në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Përmetit”. Sipas policies, fatmirësisht nga zjarri i rënë në katin e pestë ...

20:16

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI