Pas 6 orëve diskutime në PD, Lulzim Basha tha se do të ketë vetëm një parti dhe një kuvend dhe këto do të jenë në 18 Dhjetor. Duke iu përgjigjur Berishës me të njëjtën gjuhë, ai tha se nuk do të lejojë askënd ta marrë peng PD-në.
"Jemi një parti do të kemi një kuvend, më 18 Dhjetor. Jam krenar për vendimin e kryesisë pas 6 orësh, dua ti falenderoj të gjithë për përkushtimin dhe legjitimimin. Një parti, një kuvend në 18 dhjetor. Askush nuk do ta mbajë peng Partinë Demokratike" tha Basha, duke iu përgjigjur Berishës me të njëjtën gjuhë, ku bien në sy termat "peng" dhe "pengmarrje".