Flash

FOTO/ Arrestohet modelja braziliane, drejtonte kartelin e drogës që ekzekutoi burrin e saj

Lapsi.al 15 November 2021
FOTO/ Arrestohet modelja braziliane, drejtonte kartelin e drogës që

Një modele braziliane është arrestuar pas dyshimeve se drejtonte një kartel droge që besohet se vrau bashkëshortin e saj gjatë festës së ditëlindjes së 4-vjetorit të djalit të tyre.

Camila Marodin, një modele dhe influencuese mode u arrestua në qytetin bregdetar Matinhos në shtetin brazilian të Parana mëngjesin e 12 nëntorit.

Mediat shkruajnë se burri i saj, Ricardo Marodin, për të cilin policia mendonte në fillim se ishte lideri i një karteli të trafikut të drogës droge, u qëllua për vdekje gjatë festës së ditëlindjes së djalit të tij më 7 nëntor.

Pas vdekjes së tij, Camila u tha autoriteteve se burri i saj nuk ishte i përfshirë në asnjë aktivitet kriminal dhe pretendoi se vrasja ishte ndoshta një gabim shënjestre.

Por tashmë Camila është arrestuar si drejtuesja e kartelit dhe besohet të jetë pikërisht ajo që ka urdhëruar vrasjen e Ricardo si dhe të 2 ish-policëve. Policët u vranë në lagjen Cajuru në kryeqytetin e shtetit Parana vetëm 3 ditë pas vrasjes së Ricardo.

Motivet që e çuan modelen të urdhërojë vrasjen e bashkëshortit mbeten të paqarta. Arrestimi i Camila u bë në një operacion të policisë ushtarake ku u prangosën 14 anëtarë të tjerë të këtij karteli.

Policia Ushtarake shkoi në shtëpinë e Camila, por zbuloi se ajo ishte larguar. Ajo u kap më vonë teksa kthehej nga shtëpia e nënës së saj ku policia gjeti një pistoletë Glock që ata besojnë se ajo e fshehu atje për të shmangur dyshimet.

Hetimi për familjen Marodin kishte nisur që një vit më parë dhe ishin pikërisht 2 oficerët e policisë që nxitën shefat të autorizonin arrestimet. Gjatë hetimeve u gjetën pagesa financiare në llogarinë e Camila prej më shumë se 177 mijë £. Gjykata ngriu paratë në llogarinë e Camila si dhe 13 prona me vlerë mbi 410 mijë £ që besohet se janë në pronësi të bandës kriminale. Oficerët sekuestruan 5 makina luksoze, dy Audi, një Honda, një Chevrolet Camaro, një Porsche si dhe një motoçikletë. Policia konfiskoi gjithashtu 39 armë dhe para cash në vlerë prej 16 400 £.

Në 7 nëntor ishin 4 persona të armatosur mbërritën me një Volksëagen Voyage argjendi dhe qëlluan disa herë në drejtim të Ricardo, i cili vdiq në vend. Mëngjesin e 10 nëntorit, 2 ish-policët u qëlluan për vdekje nga persona të armatosur sërish nga një Volksëagen Voyage argjendi, ndoshta i njëjti që u përdor në vrasjen e Ricardo.

“Ricardo u vra për shkak të luftës për kontrollin e trafikut të drogës. Vrasje të tjera të ndodhura së fundmi në rajon po analizohen nga Policia Ushtarake për të verifikuar nëse kanë apo jo lidhje me vdekjen e atij njeriu” – tha komandanti i Policisë Ushtarake Hudson Teixeira. Hetimet vazhdojnë. ©LAPSI.al

Model 'turned gang boss ordered hit on husband killed at son's birthday  party' - Daily Star

Model 'turned gang boss ordered hit on husband killed at son's birthday  party' - Daily Star

Digital influencer é presa em operação contra quadrilha milionária –  Correio do Litoral

Model 'turned gang boss ordered hit on husband killed at son's birthday  party' - Daily Star

Model wife arrested 'for running the cartel that killed her husband' in  Brazil | Daily Mail Online

 

Të këshilluara

Aksion "blic" i policisë në Vlorë

Policia ka kryer një aksion të beftë në qytetin e Vlorës. Uniformat blu janë vënë në kërkim për persona që lëvizin me armë zjarri. Po ashtu, policia është po sh...

20:22

Zjarr në një pallat në Tiranë

Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një pallati në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Përmetit”. Sipas policies, fatmirësisht nga zjarri i rënë në katin e pestë ...

20:16

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI