Flash

“Mirë se të vijë shkatërrimi i PD”/ Grida Duma sqaron deklaratën: Spekulim!

Lapsi.al 15 November 2021
“Mirë se të vijë shkatërrimi i PD”/ Grida Duma

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur pas mbledhjes së kryesisë së kësaj force politike.

Ajo tha se nëse nuk arrihet që PD të kthehet në një parti gare, ata nuk meritojnë që të jenë në ato pozicione që janë.

Duma ka sqaruar edhe deklaratën e bërë në mbledhjen me dyer të mbyllura “mirë se të vijë shkatërrimi i PD”.

“Sa i përket asaj, janë spekulime. Është e qartë se çfarë kam thënë në fjalën time. Kam thënë një gjë të thjeshtë.

Kjo parti duhet të kthehet në një parti gare, duhet të kthejë meritokracinë, datën 18 duhet ta përdorë për një ndjesë.

Nuk duhet që të ketë më të emëruar dhe as të përkëdhelur. Unë këtë e thashë në sensin më normal të fjalës.

Ne kemi marrë nga PD-ja dhe duhet të dimë të japim tek PD-ja. Do të thotë ta duash si parti gare. E nëse nuk mund të jetë e tillë, ne nuk meritojmë që të jemi aty” - tha Duma.

Më herët ishte kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka që zbuloi se kush e kishte thënë atë frazë në mbledhje.

“Gjithë vlerat e kësaj partie sot janë në diskutim. Sot janë përbuzur demokratët e thjeshtë.

Delegatët vetëm për interesa të dikujt, që guxoi sot, nuk e kam për kryetarin, por dy nënkryetarët që sot patën guximin të thonë hapur që “mirë se të vijë shkatërrimi i partisë nëse është e nevojshme”.

Pse? Për të mbajtur këta ca karrige bosh atje”, - tha Paloka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksion "blic" i policisë në Vlorë

Policia ka kryer një aksion të beftë në qytetin e Vlorës. Uniformat blu janë vënë në kërkim për persona që lëvizin me armë zjarri. Po ashtu, policia është po sh...

20:22

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI