Flash

Arrestohen 4 rusë që ishin futur ilegalisht në Kosovë

Lapsi.al 16 November 2021
Arrestohen 4 rusë që ishin futur ilegalisht në Kosovë

4 shtetas rusë janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi ishin futur ilegalisht brenda vendit. Kjo është konfirmuar në një komunikatë zyrtare të policisë.

“Policia kufitare e Kosovës, sot rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce të Leposaviqit, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit “Opel Astra”, me targa të huaja BG në të cilën ndodheshin 4 persona, shtetas të huaj (rusë), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për ‘kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare’”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në qeli për 48 orë deri në saktësimin e procedurës së mëtejme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI