Flash

Lubonja: Basha ra në kurthin e Ramës, por edhe gjuha e Berishës e vjetruar

Lapsi.al 15 November 2021
Lubonja: Basha ra në kurthin e Ramës, por edhe gjuha e Berishës e

Për analistin Fatos Lubonja, përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar ishte një gabim me anë të të cilit Lulzim Basha ka rënë viktimë e politikës së Edi Ramës.

Lubonja tha se “Foltorja” e Berishës nuk mund të sjellë kurrsesi revolucion pasi gjuha e tij është e vjetruar.

“Është i shëmtuar fakti që të dyja palët përdorin insinuatat sikur duan të ruajnë opozitarizmin ndaj Ramës. Ata kërkojnë opinionin e PD-së t’i orientojnë.

Më duket fëmijërore gjuha e përjashtimit të njëri-tjetrit. Unë bëj gjykimin politik se kujt i leverdis kjo gjë që po ndodh.

Kjo është tipikisht i shprehjes “Përça dhe sundo”. Viktima e parë ka qenë Basha i cili pranoi përjashtimin e Berishën nga Grupi Parlamentar.

Ishte gabim politik pasi as mbështetje amerikane nuk merr. Dëgjova argumenatat e Bashës se Tom Doshi dhe Rakipi janë përfshirë sepse kanë frikë se janë “non grata”.

Kjo edhe qëndron, por nuk është esenciale. Janë akuza banale dhe duhet parë thelbi. Pozicioni më afër i asaj që duhet është ai i Palokës.

Tek ne dominon ideja që nuk mund të dialogësh, por ta përjashtosh. Unë nuk besoj se po bëhet revolucion.

Gjuha e Berishës është e vjetruar. Edhe armikut më të keq nuk do të lejoja t’ia bënin atë që i bënë Berishës. Veprimi i bërë ndaj tij është i padrejtë.

Edhe Lulzim Bashën nuk e shikoj si shpresë. E shoh të dorëzuar përpara kërkesës së Edi Ramës që opozita të jetë një fasadë.

Kjo që po bën Berisha? Me këtë përçarje, ajo që ka zgjedhur Lulzim Bsha që të mbështetet tek amerikanët është e gabuar politikisht. Amerikanët janë aleatë me qeverinë” - tha Lubonja në emisionin “Real Story” në News 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI