Flash

Ambasadorja amerikane Juri Kim: Jemi partnerë, pavarësisht se ç'mund të ndodhë brenda apo jashtë vendit!

Lapsi.al 16 November 2021
Ambasadorja amerikane Juri Kim: Jemi partnerë, pavarësisht se

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në ekspozitën “Në emër të Amerikës”. Gjatë fjalës së saj diplomatja vuri theksin te raporti i ngushtë mes dy vendeve, teksa këtë vit u shënua edhe 30-vjetori i rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Teksa u ndal tek periudha e diktaturës që vendi u izolua dhe SHBA mbylli ambasadën në vendin tonë, Kim theksoi se pavarësisht se ç’mund të ndodhë Shqipëria është partner i palëkundër.

“Sikurse ju e dini historia mes SHBA dhe Shqipërisë është unike. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për kohën e vështirë detyruan ambasadën tonë të mbyllej dhe popullin shqiptar të izolohej. Ky vit shënoi edhe 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për fillimin e marrëdhënieve. Në kohën kur po binte Perandoria Otomane shtetet donin ta ndanin Shqipërinë mes veti. Që në fakt ndihem krenare që ishte presidenti ynë Willson që tha jo se Shqipëria është komb që meriton të jetë e pavarur. SHBA nuk janë lëkundur kurrë nga ajo pozitë. Ju jeni partnerët tanë. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhe brenda apo jashtë Shqipërisë kjo pozitë nuk ka për të ndryshuar. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore një mision vëzhguesish erdhën në Tiranë për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike. Por qeveria komuniste i sulmoi ata dhe u larguan në nëntor të vitit 1946.

Diktatura komuniste filloi të ushtronte kontrollin e saj duke mbyllur kufijtë dhe ndërtuar bunkerë të panevojshëm për të luftuar armikun imagjinar. Ky është edhe thelbi i kësaj ekspozite të sotme. Komunistet donin ta mbyllnin vendin fizikisht dhe shpirtërisht. Me qindra persona filluan të persekutoheshin, me persona që kishin parë se çfarë ishte bota jashtë. Muajin e kaluar pata mundësinë të shihja burgun e Spaçit. Është historia edhe e dinjitetit dhe qëndresës. Është e rëndësishme të theksojmë se kjo është histori e gjatë. Ju mund të jeni persona që jeni prekur nga ajo periudhë. Prandaj është e rëndësishme të kujtojmë të gjithë këta njerëz, tmerret që kanë kaluar, që patën guximin ta rrezikonin jetën. Demokracia mund të mos jetë e përsosur, por ajo është blerë përmes gjakut dhe djersës. Është një gjë e çmuar dhe duhet ta mbrojmë. Jam e kënaqur që ndodhem këtu,” u shpreh Kim.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI