Flash

Baltë dhe makina nën ujë, qindra të bllokuar nga përmbytjet në Kanada

Lapsi.al 16 November 2021
Baltë dhe makina nën ujë, qindra të bllokuar nga

Qindra persona mbetën të bllokuar në makinat e tyre dhe pritën për orë të tëra ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës si pasojë e përmbytjeve që përfshinë disa zona të Kanadasë.

Autoritetet iu bënë thirrje banorëve në Merrit dhe British Columbia të tregojnë kujdes dhe të qëndronin larg lumenjve, disa prej të cilëve kanë dalë nga shtrati.

Deri tani, raportohet të jenë shpëtuar 275 persona në rrezik, 50 prej të cilëve në rrezik të cilët ishin bllokuar nga rrëshqitjet e dheut në një autostradë në Coquihalla.

Të paktën 9 persona, janë dërguar në spital me plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI